Zhunior: Ndaj Vardarit pa presion, fitimi i titullit një ëndërr për mua!

Vardari dhe Shkëndija nesër do të vihen përballë njëra tjetrës për herë të fundit të këtij sesoni. Tetovarët nga kreu i renditjes kanë avantazh prej 20 pikëve nga rivalët e tyre Vardari në vendin e dytë, ndërsa me fitore eventuale ndaj skuadrës të kryeqytetit distancohen në plotë 23 pikë.

“Ndeshja me Vardarin është si krejt takimet tjera. Normal se me fitore eventuale shkurtojmë rrugën drejt sigurimit të titullit edhe matematikisht. Por nuk kemi ndonjë presion të theksuar, e presim me qetësi për të dalë në terren të bëjmë më së miri që dijmë punën tonë. Deri tani kjo qasje ka sjellë rezultate dhe besoj se do të jetë ashtu edhe tani”, komenton Stenio Junior për “InfOSport.mk para ndeshjes të së mërkurës Vardari-Shkëndija.

PO SHPËRBLEHET PUNA E SHKËNDIJËS

“Këto vite të fundit Shkëndija ka merituar tituj, por nuk ka ndodhur për arsye të ndryshme. Tani nëse fitojmë kampionatin dhe Kupën të gjithë do të binden se ishte diçka që e kemi merituar me gjithë punën e madhe që kemi bërë dhe po e bëjmë kohëve të fundit”, shprehet Stenio Junior.

TITULLI, ËNDRRA IME

“Për mua dhe familjen time do të jetë realizimi i një ëndre që e presim këto 4 vite prej kur jam në këtë skuadër. Nuk mund të pres fundin për të bërë një festë të madhe, sepse me gjithë shpirt e kam dëshiruar këtë titull, duke punuar e besuar fuqishëm se ky klub dhe ky qytet një ditë do të arrinin objektivin. Tani mund të them se kur punon me shumë përkushtim, qetësi dhe determinim, gjërat që duhet të ndodhin padyshim se do të realizohen”, përfundoi Stenio Zhunior për “InfOSport.mk.

Leave a Reply