Struga TL ndal serinë prej 14 ndeshjeve pa humbje të Labunishtit

Java e 21-të në Ligën e Dytë – Perëndim sot na i servoi derbin strugan midis Struga Trim Lum dhe Labunishtit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje që kënaqi të pranishmit në stadiumin e qytetit të bukur të Strugës, ku në fund fitores iu gëzuan vendasit me golin e shënuar nga ana e kapitenit Flamur Tairi në minutën e 85-të.

Kjo fitore fiton në peshë për Strug Trim Lum, që vazhdon luftën për dy vendet e para së bashku edhe me Makedonija Gjorçe Petrovin, Vëllazërimin dhe Gostivarin, ndërsa për më tepër kjo skuadër fitoi betejën ndaj rivalit lokal, duke i dhënë njëkohësisht fund serisë prej 14 ndeshjeve pa humbje të Labunishtit.

Për herë të fundit skuadra nga Labunishti kishte humbur me 1 tetor të vitit 2017-të në vizitën në Shkup ndaj Lokomotivës (0:3). Që nga ajo ndeshje Labunishta kishte regjistruar 8 fitore dhe 6 barazime, ndërsa sot pësoi disfatën e katërt në përgjithësi këtë edicion, dy prej të cilave i ka pësuar nga Struga Trim Lum, pasi edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar si vendas kjo skuadër kishte mundur Labunishtin me rezultatin 2:0.

Të shtunën që vjen Labunishti në një tjetër derbi do të mirëpret Vëllazërimin, teksa Struga Trim Lum sërish si vendas do të luaj ndaj EuroMilkut.

Leave a Reply