Lajm i keq për Juventusin, merr fund sezoni për reprezentuesin italian

Juventusi pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Reali i Madridit, tashmë gjithë vëmendjen e ka përqëndruar në “Serie A” dhe Kupën e Italisë, ku shpreson që në fund ti ngrit që të dy trofetë. Megjithatë së fundmi në taborin “bardhezi” ka arritur një jam i keq, që ka të bëjë me lëndimin e mbrojtësit, Matia De Shiljo.

“Mbrojtësi Matia De Shiljo mbyll sezonin para kohe për shkak të një lëndimi serioz”, shkruajnë mediat italiane, përcjellë “infOSport.mk”.

“Zonja e Vjetër” është në rrugë të mirë që të mbroj titullin e kampionit, pasi aktualisht kryeson renditjen me 84 pikë, 6-të më shumë se Napoli i vendit të dytë, ndërsa gjithashtu do të luaj në finalen e Kupës së Italisë, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Milanit.

Leave a Reply