Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiç duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll eksperiencën e tij tek kampionët në fuqi të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se kroati ka marrë dy oferta joshëse nga Kina.
Edhe pse Manxhukiç ka rigjetur formën e tij të mirë tek “Zonja e Vjetër”, reprezentuesi kroat raportohet se është duke e menduar largimin nga Torino.
Ndryshe, Manxhukiç monitorohet edhe nga disa klube evropiane, por duket se lojtari preferon transferimin në Kinë, atje ku do të përfitonte shumë më shumë se nga ajo që ofrojnë klubet nga Europa.