Edhe përkundër efikasitetit të tij të lartë, për Edinson Kavani sezoni aktual mund të jetë i fundit me fanellën e Paris Sen Zhermenit.
Sipas faqes franceze “10 Sport”, presidenti parisien, Nasser Al-Khelaifi, do të ishte gati të linte të lirë sumuesin uruguaian, nëse në adresë të tyre do të vinte një ofertë prej 80 deri100 milionë euro.
Një shumë e madhe që mesa duket do t’i trembë klubet e interesuara, por jo edhe Juventusin, që e pëlqen shumë këtë futbollist.
Kavani te PSZH-ja arriti në vitin 2013 nga rradhët e Napolit, ndërsa edhe pse ka edhe dy vite kontratë me kampionët e ri të Francës, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit parisien do të ishte gati të rikthehej në “Serie A”, mirëpo kësaj rradhe te kampionët në fuqi të Juventusit.
Sipas “Rai Sport”, përfaqësuesit e uruguaianit janë takuar disa herë me drejtuesit e Juves për të gjetur një marrëveshje me 31-vjeçarin.
Thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar dhe nëse arrihet akordi, i vetmi që duhet bindur është klubi i PSZH-së, por nëse lojtari insiston për largimin çmimi i tij duhet të ulet tek rreth 50-60 milionë euro që Juve është gati t’i paguajë.