Trajneri spanjoll Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë në krye të Mançester Sitit. Tekniku spanjoll i cili pjesë e Mançester Sitit është nga viti 2016-të, këtë edicion me “qytetarët” arriti që të shpallet kampion në Premier Ligë.
Drejtuesit e Sitit janë të kënaqur me punën që ka bërë Guardiola, dhe sipas mediave britanike, ata janë gati për ti ofruar kontratën e re spanjollit.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajern Munihut me Sitin thuhet se do të firmos kontratë deri në vitin 2020, duke kërkuar edhe ndonjë titull tjetër, para së gjithash atë të Ligës së Kampionëve Europian.
Me kontratën e re, Guardiola pritet të përftoj më shumë, ndërsa e njëjta pritet që shumë shpejtë të bëhet zyrtare.