Tomas Myler ka shkëlqyer me “hat-trik” në fitoren 6:2 ndaj Bajer Leverkusenit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, njofton “infOSport.mk”. Përveç tij në listën e golashënuesve për ekipin “bavarez” u regjistruan edhe Havier Martinez, Robert Levandovski dhe Tiago Aklantara.
Në anën tjetër për “farmaceutët” në listën e golashënuesve u regjistruan Lars Bender dhe Leon Bejli.
Me këtë fitore bindëse Bajerni i Munihut po sheh drejt një “triplete” tjetër nën drejtimin e Jup Hajnkes, pasi që ditë më parë siguroi titullin e kampionit në Bundesligë, ndërsa përveç kësaj ata janë në garë edhe për titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve Europian, ku në gjysmëfinale do të përballen me Realin e Madridit.