Rezultatet e dobëta dhe para së gjithash barazimi i fundit ndaj FC Shkupit si vendas, kur vetëm në sekondat e fundit arritën që ti shpëtojnë disfatës, kanë bërë që drejtuesit e Vardarit të mendojnë shkarkimin e trajnerit aktual, Çedomir Janevski. Vendin e tij deri në fund të sezonit pritet ta zë, Boban Babunski, i cili aktualisht luan rolin e koordinatorit në shkollën e të rinjëve te Vardari.
Skuadra kampione në fuqi humbi garën me Shkëndijën për të mbrojtur titullin e kampionit, pasi kur kanë mbetur 9 javë deri në mbyllje të sezonit 2017/2018 ata kanë 20 pikë më pak se “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët po dominojnë në futbollin vendor.
Pikërisht Shkëndija do të jetë kundërshtari i rradhës i Vardarit, skuadër kjo që ndeshjen e së mërkurës mund ta pret me trajnert të ri.