Të martën në program janë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”. Në Shkup në palestrën “Enver Idrizi” do të zhvillohet derbi shqiptarë midis Juventus Seravës dhe Shkëndijës, teksa në Veles, ekipi vendas, Gemixhi një vend për në finalen e madhe do të kërkojë përmes liderit aktual në Ligën e Dytë, Crna Reka.
Janë njëherit këto dy skuadrat e para në renditje në Ligën e Dytë, me Crna Rekën që në 22 ndeshje nuk dinë për disfatë dhe aktualisht me 58 pikë kryeson renditjen para skuadrave të Gemixhi dhe Shkëndijës që kanë nga 53 pikë.
Këta të fundit do ta kenë të vështirë përballë Juventus Seravës, një skuadër e cila ka një seri pozitive në ndeshjet e Ligës së Parë në futsal, duke mos njohur asnjë disfatë në ndeshjet si vendas.
Ndeshja midis Juventus Seravës dhe Shkëndijës gjatë ditës së nesërme në palestrën “Enver Idrizi” pranë SH.F “7 Marsi” starton në ora 19:00.