Liga e Dytë – Perëndim, java e 21-të nesër nën hijen e derbit strugan

E marta në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e Ligës së Dytë, Lindje dhe Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Gostivari pas disfatës së të shtunës nga Teteksi në Tetovë, nesër në teren vendas do të ketë mundësinë për tu rikthyer te fitorja përballë skuadrës shkupjane të Lokomotivës.

Ekipi i Mensur Jakupit shihet si favorit absolut në këtë përballje, njëjtë sikurse edhe Vëllazërimi ndaj Novacit, ndërsa ndeshja më interesante e javës së 21-të në Konferencën e Perëndimit, do të jetë ajo midis dy skuadrave strugane, Struga Trim Lum dhe Labunishtit.

Vendasit shihen si favorit në këtë përballje, megjithatë seria prej 14 ndeshjeve pa humbje e skuadrës nga Labunishti, bënë që kjo ndeshje të fitoj epitetin e derbit, ku në lojë do të jenë të tre rezultatet.

Një ndeshje tjetër me shumë paqartësi pritet të jetë edhe ajo në Shkup, midis EuroMilkut dhe Teteksit, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi nuk pritet të ketë probleme ndaj Zajazit.

Të gjitha ndeshjet e javës së 21-të në Ligën e Dytë – Perëndim që në program janë nesër, do të startojnë në ora 16:00.

LDFM – Perëndim, Java XXI

Euromilku 17.04. 16:00 Teteksi
KF Gostivari 17.04. 16:00 Lokomotiva
Makedonija Gj.P 17.04. 16:00 Zajazi
Struga TL 17.04. 16:00 Labunishta
Vëllazërimi 17.04. 16:00 Novaci

Leave a Reply