Trajneri i Bajern Munih, Jup Hajkens, me shumë gjasa nuk do të ketë në fushë kundër Real Madridit mesfushorin kilian, Arturo Vidal.
Ka qenë vetë trajneri gjerman që ka konfirmuar lajmin, duke saktësuar edhe dëmtimin e Vidal: “Do të operohet, ka pësuar një përndrydhje të gjurit, pa asnjë kontakt”.
Në këtë mënyrë mesfushori energjik nuk do të jetë gati për pjesën më të rëndësishme të sezonit për skuadrën bavareze, pikërisht përballë Real Madrid në gjysmëfinalet e LIgës së Kampioneve. Në fakt kiliani duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar.
Sipas të përditshmes ‘Bild’, Vidal është shembur në tokë gjatë një ndeshje kontrolli në stërvitje, duke shtrënguar gjurin e djathtë, të njejtin për të cilin u desh të pushonte në fillim të prillit.