Viti 2018-të nuk ka qenë aq i suksesshëm për skuadrën e Interit. “Neroaxurrët” e nisën vrrullshëm sezonin aktual në “Serie A”, mirëpo me kalimin e xhirove tempoja e lojës së tyre kishte rënie, gjë kjo që po jep rezultat edhe në vitin 2018-të. Interi gjatë këtij viti po kalon nje krizë të vërtetë në sulm, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe shifrat.
Interi në vitin 2018 ka shënuar me pak se skuadra e fundit në klasifikim, Benevento. “Zikaltërit” kanë arritur te shënojnë vetëm 16 gola, teksa Benevento e Berat Xhimshitit dhe Ledian Memushajt ka shënuar 18 gola.
Falë mbrojtjes së hekurt të Milan Shkriniar dhe të Zhoao Mirandas, por para së gjithash edhe pritjeve fantastike të portierit Samir Handanoviç, shpeshë herë ndeshjet e Interit kanë përfunduar edhe në barazim 0-0.
Shprehja “kur nuk shënon, do të pësosh”, fatmirësisht për zikaltërit nuk ka qenë e vertëtë në shumicën e rasteve, me perjashtim të ndonje ndeshje si ajo ndaj Torinos, kur kishin pësuar me rezultatin 2:0.