Faza III,  Skopje  “nënkampion”, Shkupi më keq se në kohën pa sponzor

Shkëndija vazhdon të jetë skuadra e cila ka dominuar edhe fazën e tretë të kampionatit sa u përket pikëve të siguruara. Në 9-të ndeshjet e kësaj faze, ekipi tetovarë ka grumbulluar 23 pikë, ndërsa nuk njeh ende shijen e humbjes, ashtu siç kishte ndodhur edhe në fazën e parë të kampionatit (9 ndeshjet e para), kur kishte arritur 8 fitore dhe vetëm një barazim me një gol averazh 28:8.

Dallimi i vetëm është se Shkëndija në rrethin e tretë ka regjistruar 7 fitore dhe 2 barazime, me një gol-averazh impresionues prej 22 golave të shënuar dhe vetëm një të pranuar.

Pas tyre, ne renditjen që merr për bazë vetëm fazën e tretë dhe që tregon më mirë formën aktuale të ekipeve, gjendet ajo që nga shumë kush pas fazës së parë të kampionatit llogaritej si skuadra që vitin tjetër sigurtë do të garonte në Ligën e Dytë, Skopje.

Skuadra nga Autokomanda renditet menjëherë pas Shkëndijës me 14 pikë, ku në 9 ndeshje ka arritur të regjistrojë 3 fitore, 5 barazime dhe 1 disfatë, atë të fundit kundër Rabotniçkit, të dielën (0:1).

Më pas renditet Renova me 13 pikë, Vardari me 11, teksa Rabotniçki dhe Sileksi me nga 10 pikë renditen në pozitat 5 dhe 6, duke lënë pas vetes Pelisterin me 8 pikë. Sa i përket FC Shkupit, skuadra nga Çairi ka regjistruar 5 pikë më pak se në fazën e parë, kur skuadra drejtohej nga Ardian Nuhiu dhe ishte pa  sponzor, duke qenë në kuotën e 12 pikëve në 9 ndeshje. Në fazën e tretë FC Shkupi në 8 ndeshje ka regjistruar vetëm 1 fitore, 4 barazime dhe 3 disfata, duke ju rikujtuar se këtë fazë ka edhe një ndeshje më pak, atë të javës së 26-të kundër Pelisterit.

Pas skuadrës nga Çairi ndodhen vetëm edhe Akademia Pandev, me të cilën skuadër, FC Shkupi do të takohet në mesjavë në kuadër të javës së 28-të, që gjithashtu ka tubuar vetëm 7 pikë dhe Pobeda e vendit të fundit që në 9 ndeshje ka grumbulluar vetëm 6 pikë.

 

Leave a Reply