Futbollisti shqiptar Kristal Abazaj zyrtarisht është prezantuar te skuadra belge e Anderlektit. Ka qenë vet klubi nga Belgjika që ka zyrtarizuar lajmin, përmes faqes së klubit, duke prezantuar edhe shqiptarin për mediat.
“Jemi shumë të lumtur që një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar ka zgjedhur të nënshkruajë me ne. Jemi të sigurt që ai do të tregojë të gjitha cilësitë e tij me skuadrën tonë. Mirë se erdhe, Krisatl!”, shkruhet në komunikatën e Anderlektit.
Ndërkohë edhe 21 vjeçari shprehet i lumtur për transferimin te skuadra e Anderlektit.
“Anderlekti është një klub shumë i madh dhe shumë i njohur edhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që do të kem mundësinë të zhvillohem te ky klub dhe pres me padurim që të filloj”, është shprehur Abazaj, që firmosi kontratë me klubin belg për 3 vite me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. Kujtojmë që edhe ky transferim është kryer nga menaxherët e njohur shqiptarë, Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç.
Gjithashtu mësohet që Skenderbeu do të përfitojë 750 mijë euro për shitjen e kartonit të Abazajt te Anderlekti./InfOSport.mk