Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Entoni Martial është objektiv i disa klubeve evropiane.
Sipas medieve gjermane, në garë për futbollistin e “djajve të kuq” është vënë edhe gjiganti gjerman, Bajern Munih.
Thuhet se tashmë drejtuesit e “bavarezëve” kanë nisur negocitat me agjentin e lojtarit të cilin kampionët e Gjermanisë e duan për sezonin e ardhshëm.