Dani Alvesh kalon Gigs dhe Maksuell me trofe të fituar, tashmë në ndjekje të Dalglish

Dani Alvesh me fitimin e titullit kampion në Francë mbrëmë me Paris Sen Zhermenin, ka arritur që të fitojë trofeun e tij të 38-të në karrierë.

Ai në këtë mënyrë arriti që të tejkalojë Rajan Gigs dhe Maksuell, të cilët kishin të fituar nga 37-të trofe.  Megjithatë dikush mbetet ende para Dani Alvesh.

Bëhet fjalë për skocezin Keni Dalglish, ish futbollistin e Liverpullit, i cili në karrierën e tij ka të fituar 39 trofe.

Ndryshe në karrierën e tij, Dani Alvesh ka fituar:3 Liga Kampionësh, 2 Kupa UEFA, 3 Botërore klubesh, 4 Superkupa të UEFA-s, një Botëror me U-20, një Kupë Amerike, 2 Kupa të Konfederatave, 6 tituj kampion në Spanjë, 5 Kupa të Spanjës, 6 Superkupa të Spanjës, një titull kampion në Itali, një Kupë Italie, një titull kampion në Francë, një Kupë të Francës dhe një Superkupë të Francës.

Leave a Reply