Shkëndija sot ndaj Pelisterit në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë ka regjistruar fitoren më të thellë në historikun e saj.
“Kuqezinjtë” nga Tetova shënuan fitore me rezultatin 0:6, ndërsa performanca e tyre e shkëlqyeshme në fushën e blertë në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, bëri që në disa raste publiku vendas të duartroket gjatë shënimit të golave të Shkëndijës.
GOLI I EGZON BEJTULLAIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKËNDIJA 0:3(E. Bejtullai 43')
Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.
SUPER GOLI I ARMEND ALIMIT, I CILI BËRI QË EDHE PUBLIKU U MANASTIRIT TA DUARTROKET MESFUSHORIN KUMANOVAR PËR KËTË PREDHËPELISTERI – SHKËNDIJA 0:5(A. Alimi 61')
Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.
Një gjë e tillë ndodhi gjatë shënimit të golit të tretë nga ana e Egzon Bejtullait, i cili shënoi një super gol nga brendia e zonës në minutën e 43-të, ndërsa gjithashtu edhe në minutën e 62-të kur Armend Alimi shënoi një super gol nga distanca.
E gjithë kjo na rikujtoi edhe momentin më të freskët, atë të duartrokitjes së Kristiano Ronaldos në “Allianc Stadium” në Torino në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe një nga ndeshjet e mëdha “El Clasico”, kur i gjithë “Santiago Bernabeu” duartrokiste Ronaldinjon.