Kur të gjithë po përgatiteshin për festën e madhe, madje edhe tifozët e FC Shkupit, “Shvercerat”, një gjë të tillë nuk lejoi mbrojtësi ukrainas, Evgenij Novak, i cili bukvalisht në sekondat e fundit të minutës së katërt shtesë shënoi golin e barazimit në rrjetën e Suat Zendelit, duke i mohuar fitoren e sigurtë skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.
Omar Imeri shenon ndaj Vardarit
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI AVANSON NDAJ VARDARIT NË ARENËN "FILIPI I DYTË"VARDARI – SHKUPI 0:1(O. Imeri 32')
Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.
Ndryshe FC Shkupi luajti me shumë guxim në takimin e sotshëm në arenën “Filipi i Dytë” ndaj kampionëve në fuqi, ndërsa një gjë e tillë dha frytin e saj në minutën e 32-të kur përmes futbollistit të tyre të talentuar Omar Imeri avansuan me rezultatin 1:0. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, dhe i cili ishte valid deri në minutën e 94-të, atëherë kur në skenë doli mbrojtësi Novak dhe me kokë nga afërsia shënoi për barazim të rezultatit në 1:1.
NOVAK SHENON NE MINUTEN E KATERT SHTESËSHKUPI I PAFAT, KREJT NE FUND LESHON FITOREN NGA DUARTVARDARI – SHKUPI 1:1(E. Novak 90+4')
Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.
Me këtë barazim Vardari vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje, teksa FC Shkupi, edhe pse shpresonte deri në fund tek tre pikëshi në fund me pikën e fituar tashmë zbret në pozitën e 7-të me 30 pikë të tubuara, mirëpo duhet theksuar se “bardhekaltërit” nga Çairi kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër Pelisterit në kuadër të javës së 26-të.