Mbyllen 45 minutat e para, Shkëndija superiore ndaj Pelisterit, Shkupi avanson ndaj Vardarit

Janë mbyllur minutat e para në ndeshjet e javës së  27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që kishin startuar në ora 16:00, njofton “infOSport.mk”.

Në derbin shkupjan, FC Shkupi falë golit të shënuar nga Omar Imeri në minutën e 32-të po avanson në arenën “Filipi i Dytë” përballë Vardarit, teksa Shkëndija pa shumë probleme me rezultatin 0:3 mbylli 45 minutat e para në transfertën në Manastir ndaj Pelisterit. Besmir Bojku (29’), Enis Fazlagiç (38’) dhe Egzon Bejtullai (41’), ishin autorë të golave për “kuqezinjtë”, teksa dy gola të shpejtë u realizuan edhe në Tetovë në përballjen midis Renovës dhe Pobedës.

Omar Imeri shenon ndaj Vardarit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI AVANSON NDAJ VARDARIT NË ARENËN "FILIPI I DYTË"VARDARI – SHKUPI 0:1(O. Imeri 32')

Публикувахте от infosport.mk в 15 април 2018 г.

Braziliani Markos në minutën e 44-të kaloi në epërsi “gjipspunuesit”, teksa vetëm një minutë më pas Danoski solli simetri në rezultat.

Sa i përket ndeshjes që po zhvillohet në lagjen e Autokomandës midis Skopjes dhe Rabotniçkit, e njëjta u mbyll me rezultatin e fillimit, ashtu që golin e parë në këtë ndeshje do e presim gjatë 45 minutave të dyta, teksa në Kratovë pak më parë u mbyllën 90-të minutat e plota nga ndeshja midis Sileksit dhe Akademia Pandevit, ku reuzltati përfundimtarë ngeli ai i fillimit 0:0.

LPFM, Java XXVII

Sileksi 0 – 0 FT Akademija Pandev
Skopje 0 – 0 HT Rabotniçki
Pelisteri 0 – 3 HT Shkëndija
Renova 1 – 1 HT Pobeda
Vardari 0 – 1 HT Shkupi

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply