Mançester Siti është shpallur kampion i Premier Ligës angleze. Humbja e rivalëve të tyre të Junajtedit nga Vest Bromviç Albion, ka dhënë ekipit të Pep Guardiolës titullin matematikisht për këtë sezon, pasi ngrit diferencën në 16 pikë me të “kuqt” e Murinjos kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të sezonit.
Siti fitoi dje Totenhemeni në transfertë me rezultat 1:3. Për “Sitëzëns” ky është titulli i tretë nën udhëheqjen e miliarderëve të Katarit dhe i 5-ti në historinë e tyre.