Seria pozitive e Shkëndijës së Tetovës, kur në dy ndeshjet e fundit të kampionatit shënon plotë 11 gola dhe duke mos pranuar asnjë në 8 ndeshje me radhë sigurisht që le të kënaqur publikun tetovar por edhe të gjithë ata të pasionuarit pas fanellës “kuqezi”.
Fitorja e thellë e sotme ndaj Pelisterit me shifra 6:0, që është edhe më e larta në histori të Shkëndijës, ka lënë të entuziazmuar shumë tifoz të kësaj skuadre, por është interesant fakti se në rrjetet sociale të klubit “kuqezi” që ndiqet mbi 100 mijë ndjekës, ka komente nga më të ndryshmet.
Shumica suksesin ia adresojnë trajnerit Qatip Osmanit, duke krahasuar me trajner të njohur si Guardiola, por interesant është se ka edhe komente të tilla ironike që kërkojnë dorëheqje për malltretim të kundërshtarëve.