Formacionet zyrtare, Milan-Napoli, “kuqezinjtë” me mungesa të rëndësishme

Java e 32-të në Serie A do të na dhurojë super derbin midis Milanit dhe Napolit, Dy skuadrat vijnë me objektiva të ndryshme në këtë takim, ku “kuqezinjtë” e Milanit do të tentojnë të rigjejnë fitoren e parë pas 3 ndeshjesh, ndërkohë që “napolitanët” do të tentojnë t’i afrohen edhe më shumë Juventusit në garën për titullin e kampionit.

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo ka vendosur që sulmin t’ia besojë Kaliniçit, ndërkohë që në stol do të mbetet i riu, Kutrone. Problemet më të mëdha trajneri i “rossonerëve” do ti ketë në mbrojtje, ku do të mungojë dyshja e parë Bonuçi (ka plotësuar numrin e kartonëve) dhe Romanjoli (i dëmtuar), ashtu që vendin e tyre do të zënë Musakio dhe Zapata.

Nga ana tjetër, Napoli nuk ka mungesa, me Hysajn titullar i cili do të ketë një punë jo pak të vështirë në markimin e spanjollit, Suso, teksa në repartin ofenziv do të manevrojnë, Insinje, Mertens dhe Kajehon.

FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN: Donarumma; Kalabria, Zapata, Musakio, Rodrigez; Kesi, Bilia, Bonaventura; Suso, Kaliniç, Çalhanogllu
NAPOLI: Reina; Maxhio, Albiol, Kulibali, Hysaj; Alan, Zhorzhinjo, Hamshik; Kajehon, Mertens, Insinje

Leave a Reply