Pas 10 ditëve të kobshme, në të cilat Mançester Siti humbi betejën për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpullit si dhe humbjes në derbin e Mançesterit nga Junajtedi, skuadra e trajnerit Pep Guardiola u rikthye fuqishëm, duke mundur Totenhamin, një ndër skuadrat pretendente për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve për vitin tjetër.
Siti shënoi fitore me rezultatin 1:3, me dy gola të shpejtë që në pjesën e parë kur fillimisht Gabriel Hesus (22’) shënoi për 1:0, teksa vetëm tre minuta më pas Gjundogan nga pika e bardhë realizoi për 2:0.
Shpresat e “spërsave” për një çast i riktheu Eriksen me golin e realizuar në minutën e 42-të, mirëpo 30 minuta më pas Rahem Sterling vulosi gjithçka, duke shënuar edhe golin e tretë në rrjetën e Lloris.
Falë kësaj fitore Siti tashmë numërin 87 pikë dhe vetëm çështje xhirosh është kur “citizens” edhe zyrtarisht do ti gëzohen titullit kampion, teksa Totenhami mbetet në kuotën e 67-të pikëve, duke ruajtur në këtë mënyrë pozitën e katërt.