Shqipëria do të luajë me Jordaninë me 10 tetor. Miqësorja nuk është konfirmuar ende nga FSHF por po punohet për zyrtarizimin e saj, aq më tepër që kjo sfidë do të luhet 4 ditë përpara përballjes me Izraelin në Ligën e Kombeve dhe mund t’i shërbejë si një test, trajnerit Panucci duke qenë se dy ekipet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën.
Lajmi bëhet i ditur nga Skysport që e ka vendosur madje dhe në kalendarin e saj këtë përballje duke përcaktuar dhe orën kur ajo do të luhet, 20:45, por nuk është vendosur ende se në cilin vend do të luhet kjo ndeshje.
Sigurisht që duhet pritur ende zyrtarizimi por gjithsesi kjo përballje do të ishte me vlera për kuqezinjtë, teksa para pak ditësh u konfirmua dhe një tjetër miqësore ajo kundër Uellsit të Gareth Bale, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 20 nëntor.