Mohamed Sallah ka dhënë një intervistë për CNN ku ka komentuar më gjatë ndeshjen me Romës dhe synimet e tij me Liverpullin.
Ylli egjiptian ka zbuluar se ka kontakte të vazhdueshme me shumicën e lojtarëve të Romës. Ai ka deklaruar se pothuajse asnjë nga lojtarët romak nuk e donin Liverpullin për kundërshtarë në gjysëmfinale, transmeton Indeksonline.
“Kam biseduar dhe bisedoj vazhdimisht me lojtarët e Romës. Me shumicën nga ta ndajmë shoqëri të vazhdueshme. Sinqerisht, shumica nga ta nuk e dëshironin Liverpoolin si kundërshtarë sepse e shohin si pretendente për titull. Kam kujtime tejet të bukura nga Roma. I dua tifozët e tyre dhe ata më duan mua. Kishim atmosferë të mirë në fushë dhe jashtë saj në Romë. Një ditë ndoshta do të kthehem përsëri atje” – ka thënë “faraoni”.
Golashënuesi më i mirë i Premierligës ka thënë se kanë patur vetbesim të madh dhe për këtë janë të suksesshëm deri më tani.
“Ne e dinim se mund të arrijmë lart. Trajneri na ka dhënë bindjen se mund të jemi këtu, dhe mund ta fitojmë garën. Tashmë tre lojë na ndajnë nga titulli, ne ende kemi besim se mund të fitojmë të tri përballjet” – ka thënë Sallah.