Ish futbollisti i Shkëndijës dhe Renovës, që po zhvillon sezonin e tij të parë në Superligën shqiptare, Muhamed Useini, gjatë ditës së sotme ka gjetur golin e parë me fanellën e Flamurtarit, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori tetovarë shënoi në fitoren 0:2 të skuadrës vlonjate në transfertën ndaj Lushjnës, duke shënuar golin e dytë në minutën e 87-të, teksa goli i parë mban firmën e Igor Nedeljkoviç, ish sulmuesit të Sileksit.
Lushnja-Flamurtari (Përmbledhje)
Lushnja-Flamurtari (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 14 април 2018 г.
Ky gol ka kënaqur edhe vetë Useinin, i cili në një prononcim për “infOSport.mk”, tha se më e rëndësishme megjithatë në fund ishte fitorja e Flamurtarit, që erdhi pas plotë 8 ndeshjeve.
“Normal që jam i lumtur për golin, por më shumë për 3 pikëshin. Ne synojmë Europën, të cilën po e sulmojmë edhe nga kupa, por edhe nga kampionati. Kjo nuk ka edhe shumë rëndësi, kryesorja të jemi në garat europiane. Gjasa kemi, ashtu që duhet impenjim maksimal në çdo ndeshje, që në fund të arrijmë cakun” – tha Useinin në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.
Falë kësaj fitore Flamurtari mbetet në pozitën e 6-të, tashmë me 40 pikë, 5 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Partizani. Kjo e fundit sot në ndeshjen derbi të javës së 32-të pësoi një disfatë të thellë nga Kukësi me rezultatin 4:0, teksa fitoreve si vendas iu gëzuan edhe Luftëtari që në Gjirokastër mundi Laçin me rezultatin 2:1, si dhe Skënderbeu që mundi Kamzën 3:2.
Skënderbeu-Kamza (Përmbledhje)
Skënderbeu-Kamza (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 14 април 2018 г.