Maqedonia U16 dy ndeshje, dy fitore në turneun në Bosnje, shkëlqen edhe Fisnik Saliu

Përfaqësuesja e Maqedonisë U16 këtyre ditëve po merrë pjesë në një nga  turnetë zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Bosnje e Hercegovinë, njofton “infOSport.mk”.

Djelomshat e rinj të vendit të udhëhequr nga trajneri Mario Vujoviç e nisën mbarë këtë turne, duke shënuar dy fitore nga po aq ndeshje. Ata e nisën mbarë kundër Azerbajxhanit, ndaj së cilës skuadër shënuan fitore me rezultatin 2:0, teksa në ndeshjen e dytë mundën nikoqirët e Bosnje e Hercegovinës, mirëpo vetëm gjatë ruletit të penaltive.

Pjesë e përfaqësueses U16 të Maqedonisë në këtë turne janë edhe  tre futbollistët shqiptarë, Ali Asani (Vardari – Shkup), Jasin Sali (Nju Stars) dhe Fisnik Saliu (Vardari – Shkup). Pikërisht ky i fundit ishte njëri prej autorëve të golave në ndeshjen e parë të fituar 2:0 ndaj Azerbajxhanit, ku përveç tij në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Azer Omeragiç, poashtu pjesë e Vardarit, transmeton “infOSport.mk”.

Maqedonia U16 ndeshjen e saj të fundit në kuadër të këtij turneu do ta zhvillojë të dielën (15 prill) kundër Kroacisë.

Leave a Reply