Skudra e Shkupit ka zhvilluar stërvitjen e fundit para transfertës së nesërme që do ta luajë ndaj Vardarit në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. “Bardhekaltërit” shpresojnë të nxjerrin rezultat pozitiv në derbin me Vardarin, me këta të fundit që në përballjen e fundit me Shkupin në kampionat, dolën të mposhtur nga Çairi me rezultat 2:0.
“Na pret një periudhë e vështirë, pasi ndeshjet do të luhen çdo të diele dhe të mërkure, sigurisht se ekipi po përgatitet maksimalisht, presim rezultate të mira pasi që kemi nevojë për pikë dhe shpresojmë që do ta fillojmë këtë cikël mirë”, është shprehur Edis Maliqi për kanalin zyrtar të FC Shkupit.
Ndeshja Vardari-Shkupi do të luhet të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë”, duke nisur nga ora 16:00.