Mediat britanike sot kanë publikuar listën prej gjashtë futbollistëve që janë duke konkurruar për çmimin e lojtarit të vitit në Premierligë.
Në këtë listë bëjnë pjesë gjithsej 6 futbollistë, ndërsa dy kandidatët kryesor që mund të fitojnë këtë çmim janë Kevin De Brujne i Mançester Sitit dhe Mohamed Sallah i Liverpullit.
Duke pasur parasysh se Mançester Siti pritet të jetë kampioni i ri i Premierligës, gjasat më të mëdha për tu shpallur lojtar i vitit i ka belgu Kevin De Brujne, mirëpo mediat britanike nuk përjashtojnë as Mohamed Sallah, kjo falë performancës së tij të shkëlqyeshme në ndeshjet kampionale, ku aktualisht me 29 gola udhëheq listën e golashënuesve, ndërsa gjithashtu ai vazhdon të mbetet lideri i skuadrës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ku pas një kohe më të gjatë Liverpulli do të luaj në gjysmëfinale.
Në listë përveç dyeshes De Brujne – Sallah, janë edhe David de Gea i Mançester Junajtedit, David Silva dhe Leroj Sane të Mançester Sitit dhe Hari Kejn i Totenhamit.