Të pandalshme dhe të paarritshme janë sukseset e klubit të mundjes Liria nga Shkupi, pasi vazhdon dominimin e saj në të gjitha kategoritë të këtij sporti. Liria është rikthyer me gjashtë medalje të arta nga kampionatin zgjedhor për junior që u zhvillua në Prilep.
Gjashtë vendet e para në këtë kampionat u arritën nga Osmani, Sejfullau, Rexhepi, Brava, O. Sejfullau e Eftimovi, ndërsa në vendet e dyta u ndalën Rexhepi, Vejseli, Ismaili e Fejzullau. Ndërkohë sa i përket plasmanit ekipor, klubi nga Çairi ishte dominues, duke u shpallur kampion absulut me 50 pikë të fituara, duke lënë pas vetes Tefejuzin në vendin e dytë me 11 pikë dhe Ballkanecin në të tretin me vetëm 10 pikë