Igli Tare dhe Klaudio Lotito do të vazhdojnë bashkëpunimin. Drejtori sportiv i “bardhekaltërve” nga kryeqendra italiane ka vendosur të rinovojë kontratën me Lacion dhe një gjë të tillë pritet të bëjë gjatë javëve në vazhdim.
Gjasat janë që rinovimi të jetë deri në vitin 2020. Gjithçka duket një formalitet në këtë drejtim, por për evituar çdo surprizë do të nënshkruhet kontrata përkatëse.
Igli Tare e ka thënë më parë se nuk e shqetësonte aspak rinovimi dhe se çdo gjë ishte në rregull.
Tare ka një marrëdhënie shumë të mira me presidentin Klaudio Lotito dhe kërkon të vazhdojë projektin e tij te Lacio për të tjera suksese.
Së fundi ai fitoi çmimin “Drejtori më i mirë sportiv i vitit 2017”, pasi ka bërë një punë të shkëlqyer në merkato, duke i sjellë klubit roman përfitimi të konsiderueshme financiare nga shitja e lojtarëve.
Kohë më parë për Taren ka pasur interesim nga Interi, duke parë punën e mirë që shqiptari ka bërë me Lacion, teksa ka sjellë në ekip lojtarë “anonimë” që më pas janë bërë më të kërkuarit në merkato.