Gostivari ka pësuar disfatë në derbin e Pollogut nga Teteksi, skuadër kjo e cila pasi zbriti nga piedestali javë më parë Vëllazërimin, sot arriti që të zbrit edhe skuadrën gostivarase që në fund në transfertën në Tetovë u mund me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Teteksi në këtë mënyrë dëshmoi se përbëhet nga futbollistë mjaft cilësorë dhe se renditja aktuale në tabelë nuk është reale, dhe se mund të masin forcat edhe me skuadrat nga vetë kreu i tabelës.
Ndryshe më të merituar për fitoren e Teteksit në përballjen e sotme ishin Meriton Saliji i cili shënoi gjatë pjesës së parë, teksa në pjesën e dytë Filip Jovanovski shënoi edhe golin e dytë për Teteksin, që në këtë mënyrë iu gëzua fitores së 8-të këtë edicion.
Teteksi me 26 pikë mban pozitën e 7-të, teksa Gostivari me 37 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas liderit, Makedonija Gjorçe Petrovit.