Bellasica po ecën me hapa të sigurtë drejt Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Strumica nuk njeh kundërshtarë në Ligën e Dytë – Lindje, pasi edhe sot pa shumë probleme mundi Sasa-n nga Makedonska Kamenica në transfertë me rezultatin 3:0.
Një fitore bindëse këtë javë realizoi edhe Boreci në Vallandovë ndaj Pobedës (0:5), teksa Bregallnica pas barazimit pa gola 0:0 në transfertën në Koçani ndaj Osogovës, tashmë renditet vetëm si skuadra e tretë në tabelë.
Fitores në takimet e sotme iu gëzua edhe Tikveshi, që si vendas në stadiumin e qytetit në Kavadar me rezultatin 2:1 mundi Plaçkovicën. Rikujtojmë Liga e Dytë – Lindje me ndeshjet e saj vazhdon edhe mesjavën që vjen, më konkretisht të martën.
LDFM – Lindje, Java XX |
||
Osogova | 0 – 0 | Bregallnica |
Pobeda V. | 0 – 5 | Borec |
Sasa | 0 – 3 | Belasica |
Tikveshi | 2 – 1 | Plaçkovica |
Kozhuvi i lirë |