Pak më parë në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Goglat vendosën që në këtë fazë të përballen Olimpiku i Marsejës dhe Salzburgu, teksa në gjysmëfinalen e dytë Arsenali do të luaj kundër Atletiko Madridit. Është kjo pa dyshim ndeshja më interesante mes dy skuadrave kryesore për të triumfuar në këtë kompeticion, apo një finale para finales së madhe që në program është me datë 16 maj në Lion të Francës.
Ndeshjet e para gjysmëfinale në program janë me datë 26 prill, teksa ato kthyese do të zhvillohen me datë 3 maj.