Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News 24 ka pasur një surprizë të këndshme për vajzën shqiptare, Dianën, 13-vjeçares me skoliozë. Emisioni ka bërë apel për ndihmë për vajzën e sëmurë.
Diana udhëtoi drejt Zagrebit për t’iu nënshtruar një operacioni, ndërsa mesfushori kroat i Realit të Madridit, Luka Modriç i ka uruar asaj shërim sa më të shpejtë, duke e përshëndetur atë përmes një videoje.
“Përshëndetje Diana. Mora lajmin se operacioni u krye me sukses. Ke përkrahjen dhe mbështetjen tonë. Të përshëndes nga Madridi dhe të uroj shërim të shpejtë”, tha Modriç në videon e publikuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.
Përveç tij shërim sa më të shpejtë vogëlushes 13-vjeçare i dëshiruan edhe futbollistët shqiptarë, Agim Ibraimi, Eros Grezda, Amir Rahmani si dhe legjenda e futbollit kosovar, Ardian Kozniku.