Tajson Fjuri shprehet se do të rikthehet më 9 qershor me qëllim për të rimarrë titullin e kampionit të botës. Entoni Xhoshua është tre-katër ndeshje larg horizontit por Fjuri nuk ka asnjë dyshim se ai do ta mposhtë bashkë me rivalin amerikan me lehtësi.
“Do të jem unë ai që do të zgjedhë kundërshtarin por do t’i vijë edhe dita Xhoshuas. Tajson është një boksier i madh dhe ai duhet të jetë gati fizikisht – për të rimarrë titujt që nuk humbi asnjëherë në ring,” shprehet promovuesi i ti Varren.
“Ndeshja ndaj Joshua do të ndodhë pas tre-katër sfidave, kur të jemi gati do ta shtypim butonin. Kur të vijë momenti do të ketë vuajtje për të tjerët,” shprehet Fjuri.
“Ata që mendojnë se janë më të mirët në botë, nuk janë. Kam humbur peshë, kam filluar të ndeshem 12 raunde në stërvitje. Do të jetë e lehtë të bëhem përsëri kampion. E patë ndeshjen me Parker, ai ka probleme ndaj atyre që që lëvizin shumë”, thotë Fjuri.