Pas Romës, është Lacio skuadra tjetër nga kryeqendra italiane që sërish është vënë në qendër të vëmendjes. Mirëpo për dallim nga kuëshrinjët e tyre të Romës, të cilët bënë senzacion duke eliminuar Barcelonën në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, sonte Lacio pësoi debakël në transfertën ndaj Salzburgut, duke pësuar disfatë me rezultatin 4:1, dhe duke u përshëndetur në këtë mënyrë nga garat e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Lacio në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Olimpiko” kishte shënuar fitore me rezultatin 4:2, mirëpo edhe epërsia prej dy golave nuk u mjaftoi “lacialëve” për të kaluar në fazën tjetër, pasi austriakët sonte zhvilluan një super ndeshje, më saktësisht një pjesë të dytë të çmendur kur edhe shënuan të gjithë 4 golat.
Ndryshe ishte Çiro Immobile ai i cili hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 55-të. Dhe kur u mendua se Lacio po e bënë punën edhe më të lehtë drejt kualifikimit në gjysmëfinale, ashtu nuk menduan futbollistët e Salzburgut, të cilët barazuan me anë të Dabur vetëm një minutë më pas.
Nga minuta e 72-të deri në minutën e 76-të futbollistët e Salzburgut desh çmëndën futbollistët italian, kur vetëm brenda 4 minutave shënuan 3 gola. Haidara u përkujdes për epërsinë e parë të austriakëve në këtë ndeshje, për të vazhduar serinë impresionuese koreano jugori, Hee-Chan Hëang, i cili në minutën e 74-të shënoi për 3:1, teksa Lainer në minutën e 76-të shënoi edhe golin e katërt, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren dhe kualifikimin e Salzburgut për në gjysmëfinale.