Sportingu i Lisbonës ka shënuar fitore 1:0 në takimin e kthimit çerekfinal të Liga Europa kundër Atletiko Madridit, mirëpo ky rezultat ishte i pamjaftueshëm që skuadra portugeze të vazhdojë më tej, duke pasur parasysh disfatën nga ndeshja e parë në Madrid, 0:2, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht falë dy golave të shënuar në ndeshjen e parë Atletiko Madridi vazhdoi më tej garat në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, ndërsa fitoren minimale Sportingut në këtë ndeshje i’a siguroi Montero në minutën e 28-të.
Sporting CP vs Atletico Madrid (1-0) Highlights 12.4.2018 Europa League by footbie.com
Vendasit tentuan dhe shpresuan deri në fund të takimit, mirëpo Atletiko Madridi nuk u dorëzua në asnjë moment, madje në çastet e fundit të takimit përmes futbollistët të saj më të rrezikshëm në dy raste mund të arrinte edhe barazimin.