Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ndodhet në pozitën e 77-të, që nënkupton se tashmë pozicionohet dy vende më poshtë për dallim nga renditja e fundit në muajin mars.
Të besuarit e trajnerit Angellovski në dy miqësoret e fund marsit regjistruan dy barazime, kundër Finlandës (0:0) dhe Azerbajxhanit (1:1), gjë kjo që ka ndikuar edhe në këtë rënie të “verdhekuqve”.
Në krye të renditjes mbetet Gjermania, që kryeson bindshëm para Brazilit, ndërsa tashmë në vendin e tretë ndodhet përfaqësuesja e Belgjikës, që ka zbritur një vend më poshtë Portugalinë, teksa Argjentina e Messit ndodhet në pozitën e 5-të. Pas tyre në TOP10 kombëtaret më të mira në Botë renditen edhe Zvicra, Franca, Spanja, Kili dhe Polonia.