Reali në gjysmëfinale, mirëpo pa kapitenin Ramos!? Theu rregulloren e UEFA-s!

Kapiteni i Realit të Madridit për shkak të një skualifikimi kartonësh të mërkurën në mbrëmje nuk ishte në gjendje për të ndihmuar skuadrën e tij. Ai ndeshjen ndaj Juventusit e ndoqi nga tribunat, ndërsa informacionet e fundit flasin që ai rrezikon të mos jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën e tij edhe në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, përcjellë “infOSport.mk”.

Kjo mund të ndodh nëse arbitri ose delegati i UEFA-s, në procesverbalin e tyre regjistrojnë

për qëndrimin e mbrojtësit spanjoll pranë stolit të ekipit të tij në momentet e fundit të takimit.

Si i skualifikuar, Ramos duhet të qëndronte vetëm në tribunë, por ai zgjodhi të sfidonte rregullat, duke ndjekur sfidën kundër Juventusit në hyrje të korridorit për në dhomat e xhveshjes.

Madje, Ramos ishte pjesë e një debati me trajnerin e Juventusit Masimiliano Alegri, të cilin debat me siguri se delegati i ndeshjes e ka shënuar në regjistrin e tij.

Leave a Reply