Goli i Kristiano Ronaldos i shënuar me roveshatë në ndeshjen e parë ndaj Juventusit në Torino pa dyshim se ishte një gol për tu marrë lakmi dhe për tu admiruar edhe nga futbollistët e skuadrave tjera.
Kanë qenë pikërisht futbollistët e Shkëndijës që kanë provuar një gjë të tillë në një nga stërvitjet e tyre, ku Qatip Osmani kishte ideuar një stërvitje të veçantë për skuadrën e tij. Futbollistët e sulmit ishin vënë në provë për të përsëritur perlën e Kristiano Ronaldos të shënuar “Allianz Stadium” me 3 prill.
Të qeshura, tentativa të dështuara dhe vetëm dy realizime të sakta edhe pse jo shumë të ngjashme me golin e yllit portugez, kjo ishte atmosfera në stërvitjen ndryshe të Shkëndijës pas ndeshjes gjysmëfinale kundër Renovës, në të cilën “kuqezinjtë” shënuan fitore me rezultatin 2:0 dhe në këtë mënyrë me rezultatin e përgjithshëm 3:1 me plotë meritë u kualifikuan për herë të tretë me rradhë në finalen e Kupës së Maqedonisë.
Video materialin nga kjo stërvitje e veçantë e Shkëndijës mund ta ndiqni KËTU.