Arsenali sonte do të luaj në transfertë me CSKA-në e Moskës në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales në Liga Evropa. Arsenali ka avantazh në rezultat 4:1 nga ndeshja e parë në Angli, ndërsa mbrojtësi nga Gostivari që luan për “Topçinjët” Shkodran Mustafi, ka marrë shembull eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve, duke thënë se ai dhe ekipi i tij duhet të jenë më të kujdesshëm që mos të pësojnë të njejtën.
“Në futboll nuk jeni kurrë të sigurt, e sidomos kur fitoni në shtëpi dhe pastaj keni ndeshje në transfertë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe unë mendojë që loja që pamë në “Olimpiko” është shembull për ne për të na treguar se duhet të përqendrohemi në të vërtetet për të përfunduar punën që kemi bërë në ndeshjen e parë”, është shprehur Mustafi.
“E kam ndjekur ndeshjen, Roma ka bërë një punë briliante. Nuk është e lehtë kur përson humbje në takimin e parë 4:1 e sidomos kundër Barcelonës, një ekip që gjithmonë mund të shënojë. Mendojë që kanë bërë një punë të shkëlqyer, po nuk është diçka që më befason edhe shumë, pasi që tani kam disa vite në futbollin profesionist dhe e di që kësi lloj gjëra ndodhin shpesh”, ka përfunduar Mustafi.
Ndeshja CSKA e Moskës-Arsenal luhet sonte, duke nisur nga ora 21:05./InfOSport.mk