Manchester United do të mbetet i “pastrehë” nëse kërkon të zgjerojë kapacitetin e Old Trafford në 90,000 vende. Sipas drejtorit menaxhues Richard Arnold, zgjerimi i tribunës Sir Bobby Robson do të ishte një sfidë e madhe inxhinierike.
Puna që duhet bërë për të zgjeruar kapacitetin e 76,000 vendeve aktuale duhet të zgjasë për disa sezone, nëse planeve u jepet drita jeshile. Arnold është shprehur për South China Morning Post: “Nuk kemi lënë tribunën më të lehtë për në fund. Pjesa e stadiumit që ka emrin Sir Bobby Robson është e vetmja pjesë e paprekur e stadiumit.
“Nuk ka shumë vend nga të dyja krahët çka do të thotë se është një sfidë komplekse inxhinerike. Do të ishte një sfidë që mund të zgjaste disa sezone dhe kjo do të thotë se ne do të ishim të pastrehë.Ne kemi më shumë tifozë se askush tjetër në botë, dhe nuk jemi në Londër pra nuk mund të përdorim Ëembley-n. Nuk është një sfidë e lehtë pasi do të na duhet të hiqnim dorë nga avantazhi i të luajturit brenda në shtëpi.”