Everton shpenzoi 150 milionë euro për blerje në merkaton e kaluar, por pjesa më e madhe e futbollistëve të ardhur nga shitja e Romelu Lukaku kanë zhgënjyer masivisht, mes të cilëve Sandro Ramirez dhe Davy Klaassen, të kërkuar me ngulm nga ish-trajneri Ronald Koeman.
Skuadra liverpulase rrezikoi rënien nga kategoria në pjesën e parë të sezonit, por tani ka shpëtuar me ardhjen e Allardyce, edhe pse nuk do të luajë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, kjo nuk e përjashton mundësinë e një tjetër investimi madhor, sidomos në sulm ku “blutë” kanë planifikuar të shpenzojnë 50 milionë euro për të marrë sulmuesin e Porto, Yacine Brahimi. Vetëm për këtë çmim, bardheblutë mund të tundohen ta shesin lojtarin.
Ndërkohë, në verën e ardhshme, Everton do të bëj të pamundurën edhe për të marrë mesfushorin e Arsenal, Jack Vilshere, i cili do të largohet nga “topçinjtë” me parametër zero, sepse i përfundon kontrata në qershor 2018.