Skuadra e Granadës këtë verë mund ta blejë kartonin e Rey Manaj nga Interi. Sipas prestigjiozes “Gazeta Dello Sport”, drejtuesit e Granadës do t’i japin Interit 1 milionë euro, për ta bërë plotësisht të vetin sulmuesin shqiptarë, i cili për momentin është duke luajtur te skuadra andaluziane në formë huazimi nga “zikaltërit”.
Megjithatë, blerja e kartonit të Manajt nga Granada do të varet shumë edhe nga paraqitjet e tij deri në fund të sezonit. 21 vjeçari regjistron 17 paraqitje në Segunda Divizion të Spanjës, ndërsa ka shënuar edhe një gol në fitoren 1:3 ndaj skuadrës Numancian.