Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka komentuar disfatën senzacionale të “katalunasve” të martën në mbrëmje nga Roma. Skuadra e tij në “Olimpiko” u mund me rezultatin 0:3, i mjaftueshëm që në fund Barcelona të eliminohet nga Liga e Kampionëve, edhe atë për të tretin vit me rradhë në fazën çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “Kamp Nou” Вarcelona shënoi fitore me rezultatin 4:1, mirëpo edhe kjo epërsi në fund nuk doli të jetë e mjaftueshme për “katalunasit”.
“Ata (Roma) luajtën më mirë. Jemi të mërzitur, mirëpo urojmë Romën dhe tifozët e tyre. Do të duhet të analizojmë mirë se çfarë ndodhi sonte në këtë ndeshje. Tashmë duhet të përqëndrohemi në kampionat dhe Kupën e Spanjës, mirëpo vërtetë jemi të mërzitur” – tha Bartomeu pas përfundimit të ndeshjes në “Olimpiko”.
“Futbollistët e Romës dominuan dhe besuan në vetëvete. Dhe kur beson, atëherë ndodhin gjëra të këtilla” – tha numri një i Barcelonës, duke shtuar: “Jam i sigurtë se futbollistët do të ngrihen edhe më të fortë pas këtij zhgënjimi”.