Krerët e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë, kanë vendosur që të dhurojnë bonuse për reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë nëse arrijnë kualifikimin në Kampionatin Botëror 2019 që do të zhvillohet në Gjermani dhe Danimarkë.
Bordi drejtues në FHM në mbledhjen e mbajtur sot kanë sjellur vendim që reprezentuesve t’iu jepet bonus prej 30 mijë euro, plus 10 mijë tjera për dy fitore eventuale ndaj Rumanisë në kuadër të balotazhit për Botëror. Maqedonia duelin e parë me Rumaninë e luan me 10 qershor në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkupi, ndërsa tre ditë më vonë luan në transfertë.