Një penalti e dhuruar nga arbitri anglez Oliver në minutën e tretë dhe të fundit të kohës shtesë ka bërë që Reali i Madridit të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Super ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” krejt në fund e prishi arbitri anglez, Oliver, i cili thjesht nuk ishte me përvojën e duhur për të referuar një ndeshje të kalibrit të tillë. Për më tepër ai akordoi një penalti të dyshimtë fare në fund, të cilën në gol e shndërroi Kristiano Ronaldo në minutën e 8-të shtesë. Për shkak të një proteste të ashpër arbitri ndëshkoi me të kuq portierin Bufon, vendin e të cilit e morri Shçezni, i cili megjithatë nuk arriti që të ndalë goditjen e fuqishme të portugezit.
Ndryshe dy gola gjatë pjesës së parë të Mario Manxhukiq dhe një tjetër nga ana e Matuidit në pjesën e dytë bënë që Juventusi të shpresojë në senzacion deri në sekondat e fundit, por që ëndërrën e tyre e prishi arbitri anglez bashkë me portugezin Ronaldo.
Real Madrid 1-3 Juventus Highlights Champions League by footbie.com