Zahov: Renova kërkon shansin, por ne bësojmë në kualifikim (VIDEO)

Renova dhe Shkëndija do të përballen të mërkurën sërish ndërmjet veti në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës të Maqedonisë. Shkëndija shihet favorite për të avansuar në finale edhe përkrah atij rezultati 1:1 në ndeshjen e parë.

“Kuqezinjët” kërkojnë finalen e tretë radhazi në Kupën e Maqedonisë dhe besojnë që edhe këtë vit do të diskutojnë trofeun. Numri një i portës së Shkëndijës, Kostadin Zahov, një ditë para ndeshjes me Renovën ka folur për kanalin zyrtar të klubit të tij.

ATMOSFERË E MIRË, BESOJMË KUALIFIKIMIN

Atmosfera është e mirë në klub, normal pas fitores 5:0 edhe më e mirë. Mendoj se të mërkurën do të jetë ndeshje shumë ndryshe nga ajo e të shtunës. Normal se motivi te Renova do të jetë në nivel më të lartë edhe ata vetë janë të vetëdishëm se shumë suksesi madh për ta do të jetë ta eliminojnë Shkëndijën dhe të hyjnë në finale të Kupës. Mirëpo nuk do të jetë lehtë për ata, ne kemi ekip të mirë, kthehen disa lojtar standard dhe mendoj se nëse luajmë në nivel të lartë si luajtëm të shtunën, nuk do të kemi problem dhe do të gjendemi në finale të Kupës.

KUALIFIKIMI NË PLANË TË PARË

Normal neve na duhet fitore, mund të jetë edhe 1:0. Por sigurisht se nëse fitorja është më e lartë për ne do të jetë më mirë dhe do të luajmë më komod pjesën e mbetur të ndeshjes.

Sigurisht se mundet, por do të duhej të jetë 2:0 apo 3:0 deri në pauzë. Gjithsesi ky është vendim i shefit të stafit teknik dhe këtu unë kam të drejtë të mendimit tim.

TIFOZËT TË VIJNË NË NUMËR SA MË TË MADH

Mendoj se duhet të jenë në numër më të madh tifozët sepse Shkëndija ofron futboll kualitativ, çdo ndeshje shënojmë të paktën një gol dhe nuk e di pse në vend të rritet numri i tifozëve, po zvogëlohet. E di se ka shumë mbështetës të Shkëndijës, jo vetëm në Tetovë por edhe jashta qytetit. Do të jetë mirë edhe për ata edhe për ne si atmosferë deri në fund të jenë në numër sa më të madh për shkak se duam edhe ne ta festojmë titullin në mënyrë si meriton Shkëndija dhe Tetova. Gjithashtu shpresoj se do të festojmë edhe Kupën.

Leave a Reply