Skuadra e Liverpullit është skuadra e dytë angleze që ka arritur shifrën e 10 ndeshjeve gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Skuadra e vetme angleze me më shumë ndeshje gjysmëfinale në ligën më prestigjioze europiane është Mançester Junajtedi, që ka zhvilluar plotë12 ndeshje.
Njëkohësisht skuadra nga “Enfilld Roud” sonte ka regjistruar edhe një tjetër të arritur me eliminimin e Mançester Sitit.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop u bë skuadra e parë që mund të lëvdërohet me 3 fitore përballë Pep Guardiolas në kuadër të një sezoni.
Mirëpo rekordet nuk përfundojnë këtu. Pas fitores së sotme 2:1 ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e kthimit, “Të kuqtë” nga “Enfilld Roud” tashmë kanë arritur në shifrën e 33 golave brenda një sezoni në LK. Asnjë skuadër tjetër angleze nuk ka arritur një gjë të tillë brenda një sezoni në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.
Roberto Firmino dhe Mohamed Sallah janë dyshja më efikase në historikun e Liverpullit në kuadër të një sezoni në Ligën e Kampionëve Europian me nga 8 gola të shënuar.